Kulturë Udhëtimi më i bukur i jetës time

Udhëtimi më i bukur i jetës time

Klodi Kadillari

8 qershori data që kurorëzoj me suksese ditën e specializimit tim në Kinematografi-Dokumentar ne Akademin Mario Sironi në Sassari.

Emocionet që jetova do mbeten te unë si kujtimi më i bukur që do më shoqëroj gjatë gjithë jetës.

E nisa këtë specializim para dy vitesh në kohën kur kisha nevojë ti dedikohesha më shumë vetes, eksperienca si regjisore ne drejtorinë e programeve satelitore në TVSH më kishte dhënë një formim mbi dokumentarin dhe reportazhin. Por ajo që mora dhe përfitova nga ky specializim ishte një tjetër realitet, ky ishte udhëtimi më i bukur i jetës time “Udhëtimi me dokumentarin”. Një udhëtim që të bën ta jetosh e ta ndjesh ti dhe historia që trajton, ti edhe personazhet që të ndjekin, ti edhe ajo çfarë ndodh, ti dhe frymëmarrja jote që nuk bën kompromis me asnjë.

Në komisionin e djeshëm ishin emrat më të njohur të artit italian duke filluar nga Lorenzo Hendel, Davide Bini, Sonia Borsato, Silvio Farina, Paola Pintus, Roberto Satta.

Unë përfaqësohesha nga korelatori im Lorenzo Hendel dhe relatori Silvio Farina. Isha e fundit në renditje sipas alfabetit. Me ankth isha në pritje edhe pse një diskutim on-line emocionet ishin po të njëjta sepse do përcillja të njëjtat mendime dhe do dëgjohej zëri im përpara të tjerëve dhe do shfaqej dokumentari im përpara publikut on-line. Pasi bëri prezantimin tim në mënyrën më dinjitoze profesori im Lorenzo Hendel, fjalët që më mbetën mbas këtij prezantimi mbi temën dhe dokumentarin ishin: Kadillari vjen nga Shqipëria dhe në këtë temë ajo ka përshkruar një jetë të jetuar me të gjitha dramat dhe historitë që ajo ka parë, prekur dhe përjetuar në vendin e saj, nga rënia e regjimit komunist, emigrimi i qytetarëve shqiptar dhe emigracioni në tërësi me problemet psiko-sociale duke përfshirë edhe Kosovën me traumat që ka lëne post lufta duke i dhënë një zë përdhunimit të grave shqiptare. Kadillari si një artiste, psikologe dhe shkrimtare në këtë dokumentar që do shfaqjet ajo ka dhënë sinqeritetin e saj dhe është e para regjisore femër që nuk i është dorëzuar dokumentarit duke i dhëne imazhin e saj dhe zemrën e saj… Ishin këto fjalë që më dhanë forcë të përballesha për të shprehur përpara komisionit atë që kisha shkruar në “Psikologjinë e emigracionit” dhe ne dokumentarin tim “Non e’ finita ancora”.

I shtrëngova grushtet duke iu lutur Zotit: Më jep qetësinë dhe më bëj të flas me gjuhën e zemrës.

E nisa këtë prezantim duke treguar motivin tim përse zgjodha të punoja mbi emigracionin? Perse trajtova një dokumentar mbi këtë temë? Dhe përgjigja ishte vendi dhe gjaku im…e ndërsa flisja përpara monitorit shikoja dhe ndieja që fjalët e mia me dridhjen e zërit po depërtonin te komisioni që më ndiqte me shumë vëmendje, shpjegova për 45 minuta në mënyrë të përmbledhur temën e emigracionit duke u ndalur te përdhunimet e shumë femrave në burgjet e Libisë apo gjatë udhëtimit të tyre nëpër Evropë, flisja për përdhunimet e minoreneve dhe për traumat që ka lënë emigrimi, flisja për diskriminimin, për paragjykimet, për ëndrrën e lirisë, flisja për personazhet e mi që lanë Afrikën në moshën 12 dhe 16 vjeçare për të kërkuar një jetë më të mirë, flisja për dhunën fizike që ata kishin përjetuar në burgun e Libisë, flisja për vdekjen që personazhet e mi kishin parë tek humbisnin jetën të afërmit e tyre në det, shpjegova sesi personazhet e mi kishin bërë pakt me jetën dhe vdekjen për të arritur në Itaken e ëndërruar, flisja për besimin që ata kanë në Zot ku ata mbështeten çdo ditë.

E quajta këtë dokumentar “Non e’ finita ancora” (Nuk ka mbaruar ende) pasi janë fjalët e Haimesit djalit që vjen nga Benino i cili pa vdekjen me sy kur në anijen në të cilën udhëtonte u mbytën 120 persona dhe ndërsa sipas Haimesit ishte Zoti ai që vendosi dorën përpara dhe i tha –jo për ty ende nuk ka mbaruar…pasi ai duhet të jetoj sepse duhet të mbaj familjen e tij dhe të dërgoj para për të ndihmuar motrën me studime…e nëse unë vdes kush e ndihmon familjen time?

Këtu pata një moment heshtje dhe kërkova ti shikoja një për një anëtarët e komisionit duke ju drejtuar: Këta djem kanë lëne familjet në moshën 12 dhe 16 vjeçare në kërkim të një jete më të mire ndërsa në këtë moshë fëmijët në Evropë luajnë playstation. Femrat në moshë të re që vijnë nga Afrika kanë pare me sytë e tyre sesi përdhunoheshin të vegjlit e tyre, sesi masakroheshin familjarët e tyre sesi e paguan me jetë dhe me nënçmim këtë udhëtim të gjatë që quhet emigrim, sesi baballarët kanë qenë të detyruar të përdhunonin bija e tyre…dhe në fund e mbylla ku është roli i medias? Qe i jep 70% vend dhe kohë politikës dhe Shoëbisnes? Përse media hesht përpara këtij fenomeni që quhet emigrim? Me këto fjalë e mbylla shpjegimin dhe më pas u shfaq dokumentari ndieja muzikën e dokumentarit tim të hynte nëpër trup dhe dëgjoja intervistën e personazheve të mi duke më dhënë force e në një farë mënyrë me thoshin: Ti nuk je vetëm…

Pasi përfundoj dokumentari zakonisht komisioni të drejtohet me pyetje dhe nga emocioni ju drejtova unë –Po …një po që më erdhi në gjuhën time “ja ku jam t’ju përgjigjem…” Kryetarja e komisionit Paola Pintus iu drejtua profesorit tim –Profesor Hendel ke diçka për të thënë? Ai hoqi syzet duke fshirë lotët tha: Këto lot flasin shumë… Një duartrokitje e madhe erdhi nga anëtarët e komisionit duke më thënë: Bravo Klodiana je e madhe…pashë lot në sytë e tyre dhe heshtje duke më përpirë me sy…uaaaau dëgjohej nga ata dhe unë isha e elektrizuar. Mbas një pauze 10 minutash për të marrë vendimin mbi dhënien e votës po prisja e ngrirë dhe i thashë vetes përse duhet ti fsheh lotët? Nuk e përmbajta dot veten edhe pse jam psikologe i thashë vetes: Klodi qaj sepse ja dole. Hapet sërish monitori dhe shoh 6 anëtarët e komisionit që më shikonin me habi, oh Zot, kryetarja e komisionit shprehet –Në bazë te kurikulumit studimor dhe në bazë të performimit artistike komisioni akademike vlerëson me votën maksimale 110 Klodiana Kadillari.

Po më plaste zemra dhe u ndjeva krenare, brenda meje falenderoja personazhet e mi dhe familjen time që më kanë këtë forcë. Shpreha falenderimet e mia komisionit dhe dëgjojë profesoreshë Sonia e cila më thotë: Sot më ke dhënë një forcë të madhe dhe kam shumë nevojë të punoje, brava Klodi je një forcë e mbinatyrshme… Je femër e fortë e jashtëzakonshme, ndërsa profesor Roberto më shkruan: Je e madhe Klodi…e më pas vjen batuta “a mundesh të bësh edhe një tjetër studim në akademinë tonë”. E ndërsa Davide bashkë me të tjerët me falënderuan që unë isha pjese e kësaj akademie që kurrë nuk do e harroj këtë eksperiencë të bukur dhe të gjallë.

Faleminderit nga zemra profesorëve të mi që besuan te forca dhe aftësitë e mia. Faleminderit vendit tim dhe faleminderit familjes time që më mbështetën në këtë udhëtim të gjatë. E mbyll ketë cikël studimor me tre diplomime në Aktrim- Psikologji dhe Regji.