Aktualitet Udhëton nga Tirana në Piza, 79-vjeçari infekton familjen me koronavirus

Udhëton nga Tirana në Piza, 79-vjeçari infekton familjen me koronavirus

Një familje shqiptare prej 5 personash është infektuar me COVID-19 në Toskana të Italisë.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Toskanës një shtetas shqiptar, 79 vjeç, me banim në Firence ka udhëtuar më 30 qershor nga Shqipëria në Itali, me linjën Tiranë-Pizë dhe ka qëndruar në Piza tek e bija.

Më 13 korrik është paraqitur në spitalin e Pizës me simptomat e koronavirusit të ri. Ai ka rezultuar pozitiv së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së vajzës së tij.

79-vjeçari po kurohet në spital e 4 të tjerët janë në izolim.

Autoritetet shëndetësore kanë lokalizuar të gjithë personat me të cilët janë vënë në kontakt gjatë ditëve të fundit 5 të infektuarit.