Aktualitet “Udhëtonte me 145 km/h”, detajet e aksidentit të vëllait të deputetet se...

“Udhëtonte me 145 km/h”, detajet e aksidentit të vëllait të deputetet se PS

Elton Maçolli udhëtonte me 145 km / h në tunelin e Elbasanit në drejtim nga Tirana drejt Elbasanit, në një kohë që shpejtësia e lejuar është 80 km/h. Për shkak të shpejtësisë të lartë makina ka humbur kontrollit duke dalë nga korsia dhe përplasur me maunen që ishte në korsinë e saj.

Gjithashtu makina tip ‘Seat’ e 37-vjeçarit ishte e modifikuara nga benzinë në gaz, dhe në momentin e përplasjes ka shpërthyer në flakë duke u shkrumbuar e gjitha. Kanë qenë zjarrfikësit e tunelit të Elbasanit që kanë ndërhyrë menjëherë në shuarjen e flakëve.

Elton Maçolli, vëllai i deputetet socialiste Blerina Gjylameti, u përcoll ditën e diel në banesën e fundit. Ai punonte prej kohësh si “Teknik Bordi i Helikopterëve” në bazën e Farkës.