Sport Uefa Champions League Womens/ Ndeshja Vllaznia-Fortuna, pjesa e parë përfundon 0-0

Uefa Champions League Womens/ Ndeshja Vllaznia-Fortuna, pjesa e parë përfundon 0-0

Vllaznia 0 Fortuna Hjorring 0. Fillojnë 45 minutat e dyta të ndeshjes së fazës eleminatore të 1/32 për Uefa Champions League Womens.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola por me disa raste për të shënuar për skuadrën mike. Nënkampionet e Danimarkës edhe në pjesën e dytë vijojnë të jenë superiore ndërsa Vllaznia po tenton të surprizojë kundërshtarin me kundërsulme të shpejta.

Sfida në fjalë ka tërhequr vëmendjen e rreth 2000 tifozëve të cilët po mbështesin ekipin shkodran në këtë përballje historike për futbollin shqiptar.