Sport UEFA përshëndet vendimin e CAS për Skënderbeun

UEFA përshëndet vendimin e CAS për Skënderbeun

Institucioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA reagoi pas vendimit të Gjykatës të Arbitrazhit Sportiv për të lënë në fuqi dënimin ndaj ekipit shqiptar të Skënderbeut.

UEFA, përmes një deklarate për shtyp, deklaroi se mirëpret vendimit e CAS për të hedhur poshtë apelimin e Skënderbeut, ndaj Komisionit të Apelit në UEFA, për vendimin e datës 26 prill 2018, të marrë kundër Skënderbeut.

UEFA thotë se kjo është një tjetër shenjë besimi për Sistemin e Zbulimit të Mashtrimit me Bastet, për të identifikuar bastet aspak normale në ndeshjet që luhen në Europë si dhe në nivele kombëtare.

UEFA e dënoi Skënderbeun e Korçës me 10 vjet mospjesëmarrje në Kupat e Evropës dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh për trukim ndeshjesh.