Sport UEFA reklamon pasimin e Manajt për Hysajn, 100 mijë klikime në pak...

UEFA reklamon pasimin e Manajt për Hysajn, 100 mijë klikime në pak orë

Në ndeshjen kundër Islandës, Rey Manaj u konfirmua si një prej talenteve për të cilët Shqipëria ka shumë nevojë, duke dhënë një kontribut në fitoren e rëndësishme që ringjalli shpresat e Kombëtares për kualifikim.

Pasimi i tij me thembër për Elseid Hysajn në golin e dytë ishte kulminimi perfekt i një mbrëmjeje të shkëlqyer për të. Një veprim teknik që është vlerësuar edhe nga UEFA, e cila e ka veçuar në faqen e “EURO 2020”. Në pak orë video ka marrë mbi 100 mijë klikime në Facebook dhe 80 mijë në Instagram.

Pak ditë më parë, driblimi i Keidi Bares ndaj Antoine Griezmann dhe “tuneli” ndaj Lemar, u bë gjithashtu virale, duke marrë qindra mijëra klikime në rrjetet sociale.