Sport Ujkani drejt Serisë A. Pranë marrëveshjes me Torinon

Ujkani drejt Serisë A. Pranë marrëveshjes me Torinon

Torino është pranë marrëveshjes me portierin e Kosovës, Samir Ujkani.

Skuadra e Serisë A italiane është në kërkim të një portieri të dytë, i cili do të zëvendësojë Sirigun kur të jetë nevoja dhe siç raporton tuttomercato.web, tratativa ka shumë mundësi që të përfundojë me sukses.

Ujkani ka luajtur me turqit e Rizersporit, por tashmë është futbollist i lirë.

Portieri ka luajtur më parë në Serinë A me skuadra si Palermo, Novara dhe Genoa.