Bota “Ujku i Detit 2019”, ushtria turke tregon forcën

“Ujku i Detit 2019”, ushtria turke tregon forcën

Forcat detare Turke kanë nisur sot ushtrimet më të mëdha ushtarake të mbajtura ndonjëherë.

“Ujku i Detit 2019”, është emri i operacionit që po mbahet në tri dete në të njëjtën kohë.

Ushtrimet e mbikëqyrura nga marina turke do të mbahen deri me 25 maj në Mesdhe, Egje dhe Detin e zi.

Aty përfshihen 131 luftanije, 57 aeroplanë ushtarakë dhe 33 helikopterë, si dhe një personel ushtarak prej më shumë se 25 mijë personash.

Forcat detare do të simulojnë skenar të krizës/tensioneve dhe situatave të luftës.

Ushtrimi synon të rritë kapacitetet e marinës turke dhe ka në fokus përdorimin e sistemeve të armëve të prodhuara në vend.