Kryesore Ujqër, arinj dhe bizonë: 50 speciet që po bëjnë një “rikthim spektakolar”...

Ujqër, arinj dhe bizonë: 50 speciet që po bëjnë një “rikthim spektakolar” në Europë

Arinjtë, ujqërit dhe bizonët po rikthehen në të gjithë Evropën, pas rrezikut për zhdukjen e tyre. Kafshët janë në mesin e 50 specieve që po rriten në numër në kontinentin europian, sipas raportit të ri Europian të Kthimit të Kafshëve të Egra.

Nga breshkat deri te balenat me gunga dhe ujqërit, shumë specie po bëjnë rikuperime ‘spektakolare’, zbulon studimi.

Cilat specie po rikuperohen në Europë?

Raporti i “Rikthimit të Kafshëve të Egra 2022” nuk e mbulon krizën e biodiversitetit. Shumë kafshë të egra evropiane mbeten nën kërcënim. Pothuajse një në tetë zogj dhe rreth një në pesë gjitarë janë ende në rrezik të zhdukjes në kontinent.

Ndërkohë, ujqërit janë një nga popullatat më ikonike që përjeton një ‘ringjallje’.

Ujqërit gri bredhin nëpër kontinent. Por ata thuajse u zhdukën në shekullin e 20-të, pasi njerëzit shkelën habitatet e tyre dhe i gjuanin. Që nga vitet 1970, numri i popullsisë është rritur me 1,800 përqind në 17,000.

Ariu i murrmë është një tjetër mishngrënës që rikthehet falë këtyre përpjekjeve. Që nga viti 1960, popullsia është rritur me 44 për qind.

Ndërkohë, popullsia e bizonëve evropianë është rritur me 399 për qind që nga viti 1971. Barngrënësi i madh – një nga kafshët e pakta  të mbijetuara në botë – është një specie e rëndësishme, që ndihmon në ruajtjen e peizazheve pjesërisht të pyllëzuara duke ngrënë sasi të mëdha shkurresh.

Shumica e këtyre rikuperimeve triumfuese janë falë ndalimeve të gjuetisë, përpjekjeve të përkushtuara për riprodhim dhe restaurimit të habitatit.