Aktualitet Ulen ndjeshëm temperaturat, dëborë në verilindje të vendit

Ulen ndjeshëm temperaturat, dëborë në verilindje të vendit

Nëse mendoni se dimri po ikën dhe pranvera po troket, e keni gabim.

Temperaturat e kësaj fundjave zbritën ndjeshëm dhe madje në verilindje të vendit u rikthyen reshjet e borës.

Reshje bore pati edhe në Rrugën e kombit  ndërsa në disa segmente  edhe rëniesh gurësh nga skarpatet, po pa shkaktuar problem të mëdha në qarkullimin e automjeteve.

Tek tuneli i Kalimashit bora arriti deri në pesë centimetra. Kompania mirëmbajtëse  ka ndërhyrë  menjëherë me borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora dhe gurët.

Apeli për drejtuesit e automjeteve nga policia  është për vëmendje gjatë qarkullimit  pasi  ka tendencë për ngrica gjatë orëve në vijim, si pasojë e uljes së temperaturave.