Kryesore Ulen rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri

Ulen rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri

Dita e sotme ka shënuar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus, ndërsa gjashtë pacientë të prekur nga virusi humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Viktimat janë tre qytetarë nga Tirana, dy qytetarë nga Fieri dhe një qytetar nga Saranda, të moshave 54- 83 vjeç.

Rastet e reja– Janë kryer 1893 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 285 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

67 raste në Tiranë, 21 në Fier, 19 në Korçë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, 14 në Vlorë, nga 13 raste në Durrës, Gjirokastër, 11 në Berat, nga 7 raste në Lezhë, Lushnje, Sarandë, nga 6 raste në Kavajë, Mirditë, Peqin, nga 5 raste në Kurbin, Mallakastër, Vau i Dejës, nga 4 raste në Librazhd, Skrapar, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 568 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,024 që nga fillimi i epidemisë.

Situata në spitale– Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.