Bota Ulen viktimat dhe të infektuarit nga koronavirusi në Gjermani

Ulen viktimat dhe të infektuarit nga koronavirusi në Gjermani

Ka pësuar sërish ulje numri i viktimave dhe të infektuarve të rinj me koronavirus në Gjermani, pas disa ditësh me bilance të këqija nga pandemia.

Autoritetet shëndetësore të Institutit Robert Koch raportuan se në 24 orët e fundit u regjistruan 179 viktima dhe 2055 raste të reja me Covid-19 në vend, shifra këto shumë herë më të ulëta se një ditë më parë.

Deri në këto moment në Gjermani regjistrohen 152 mijë persona të prekur nga virusi i ri vdekjeprurës me origjinë nga Kina, 5500 prej të cilëve nuk kanë mundur të mbijetojnë.