Ekonomi Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të...

Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve në vend. Kështu, ka pësuar ulje çmimi i naftës që do të shitet me 227 Lekë për litër.

Benzina do të shitet me 210 Lekë për litër, kurse gazi me 74 Lekë/litri.

Çmimi i gazoil për peshkimin është vendosur 133 lek/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 Nëntor, ora 18:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.