Ekonomi Ulet çmimi i naftës dhe benzinës

Ulet çmimi i naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka vendosur mbrëmjen e sotme, që të ulë çmimin e naftës me 2 lekë, ndërsa benzinën me 5 lekë.

Nga mesdita e së enjtes qytetarët do e blejnë një litër naftë me 221 Lekë për Litër.

Edhe benzina ka pësuar një ulje me 5 Lekë. Një litër benzinë do kushtojë në pikat e tregtimit me pakicë 204 Lekë.

Po ashtu, një ulje të lehtë me vetëm 1 Lekë ka pësuar edhe çmimi i gazit, që do tregtohet me 73 Lekë për litër deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Nga vendimet e bordit preken po ashtu edhe peshkatarët, të cilët do e marrin naftën me 127 Lekë/litër, 3 Lekë më lirë se më parë.

Bordi i Transparencës ka theksuar se ndryshimet varën nga lëvizjet në bursën Platz të Mesdheut dhe faturat zyrtare të operatorëve.