Bota Ulet niveli i pozitivitetit në Itali, për herë të parë një rajon...

Ulet niveli i pozitivitetit në Itali, për herë të parë një rajon kalon në zonë të bardhë

Bilanci italian i koronavirusit tregon sot për një ulje të lehtë të infeksioneve, 18916 raste në 24 orët e fundit, ndërkohë që janë rritur viktimat, 280 sot, kur ishin 253.

Ulet edhe niveli i pozitivitetit, që sot është 5.8%, por shtohen pacientët në terapi intensive.

Lombardia, Emilja Romanja dhe Kampanja mbeten rajonet më të goditura, ndërkohë që sipas autoriteteve italiane pikërisht Lombardia dhe Piemonte do të kalojnë në nivelin portokalli, që parashikon ndër të tjerat  mbylljen e restoranteve dhe bareve, ndërkohë që Basilikata dhe Molize kalojnë në atë të kuqe, që parashikon edhe kufizimin e lëvizjeve dhe pjesës më të madhe të aktiviteteve.

Njëzet rajone italiane janë ndarë në zona të verdha (rrezik i moderuar), portokalli (rrezik mesatar) dhe zonë e kuqe (rrezik i lartë).

Për herë të parë një rajon, Sardenja, kalon në zonë të bardhë, ku pjesa më e madhe kufizimeve janë hequr, përveç atyre të mbajtjes së maskës në çdo rrethanë dhe distancimit social.

Sardenja ka regjistruar gjatë tre javëve të paktën 50 raste të reja me COVID-19 për 100 000 banorë, kriteri kryesor për të kaluar në zonë të bardhë, ku restorantet janë hapur gjithashtu në mbrëmje dhe ku kinematë, teatrot, palestrat dhe pishinat mund të hapen gjithashtu.

“Përballë rritjes në raste të reja dhe varianteve të reja në pjesën tjetër të Italisë, Sardenja ka vendosur, megjithatë, të hapë gradualisht aktivitetet e saj nën vëzhgim”, theksoi shefi i shëndetit në Sardenjë, Mario Nieddu.