Aktualitet Ulet numri i të infektuarve: 7 raste gjatë 24 orëve të fundit

Ulet numri i të infektuarve: 7 raste gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 5 raste u zbuluan në Tiranë, 1 në Krujë dhe 1 në Kukës.

Rasti në qytetin verilindor është i importuar në qendrën karantinë të këtij rajoni.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 789. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 31 qytetarë deri më tani.

Edhe numri i të shëruarve është rritur dhe ka shkuar në 519. Aktualisht në dy spitalet po marrin trajtim 31 qytetarë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:

Tiranë 90

Shkodër 20

Krujë 89

Fier 1

Kurbin 24

Korçë 1

Elbasan 2

Kukës 5

Lezhë 1

Lushnje 1

Mirditë 2

Berat 2

Mat 1