Aktualitet Uli dënimin e Dritan Dajtit, gjyqtarit nuk i kthehen 17 mije eurot...

Uli dënimin e Dritan Dajtit, gjyqtarit nuk i kthehen 17 mije eurot e sekuestruara

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të mos i kthejë 17 mijë eurot e sekuestruara në banesë Gjyqtarit të Apelit Vlorës, Skënder Damini, i cili ishte njëri prej tre gjyqtareve që ulen dënimin e Dritan Dajtit nga burg përjetë në 25 vite burg.

Damini kishte kërkuar në këtë Gjykatë kthimin e parave dhe të celularit të sekuestruar me urdhër të Prokurorisë. Gjyqtari Skënder Damini po hetohet me dyshimin për korrupsion pas vendimit për uljen e dënimit për Dritan Dajtin.

Ne 15 shkurt, në banesën e tij në Tiranë, u krye një operacion blic, gjatë të cilit u gjet dhe u sekuestruan 17 mije euro kesh.

Vetë gjyqtari u shpreh se ato ishin të djalit të tij, Lisien Damini, i cili gjithashtu i ka kërkuar gjykatës së Krimeve të Rënda kthimin e 17 mijë eurove të sekuestruara.

Djali i gjyqtarit pretendon se këto para janë të justifikuara dhe me dokumentacion përkatës. Gjyqtarja Liliana Baku vendosi refuzimin për të dy kërkesat dhe lënie në fuqi të vendimit të mëparshëm.