Bota Ulja e gabuar, avioni bombardues rus shpërthen në flakë (Video)

Ulja e gabuar, avioni bombardues rus shpërthen në flakë (Video)

Një video tregon incidentin më të fundit në forcat ajrore ruse, ku ulja e një bombarduesi Tu-22M3 në aeroportin e rajonit Murmansk ka rezultuar fatale.

Incidenti ndodhi gjatë fluturimit të planifikuar për një stërvitur në kushte të këqija atmosferike.

Në një terren të mbuluar me borë, me shikim të dobët, aeroplani u ul në mënyrë të pasaktë dhe pas prekjes me tokën shpërtheu në flakë. Tre anëtarët e ekuipazhit vdiqën, ndërsa i një i katërt mbijetoi mrekullisht.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë po heton rrethanat e incidentit, ku nuk përjashtohet as mundësia e mosfunksionimit teknik të avionit.