Ekonomi “Ulja e papunësisë”, Paloka: Larguan mbi 400 mijë shqiptarë nga vendi

“Ulja e papunësisë”, Paloka: Larguan mbi 400 mijë shqiptarë nga vendi

33
0
Shpërndaje

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, në një deklaratë për mediat tha se Shqipëria është vendi me papunësinë më të ulët në rajon dhe shtoi se papunësia ka arritur në nivelin më të ulët në vitet e tranzicionit.

Ahmetaj tha se raporti i INSTAT deklaron se në Shqipëri janë vetëm 12.5% të papunë, një nivel historik.

Pas kësaj deklarate reagoi edhe nënkryetari i demokratëve, Edi Paloka.

“Qeveri palaçosh; kanë detyruar mbi 400 mijë shqiptarë të largohen nga vendi dhe deklarojnë me paturpësi se është ulur përqindja e të papunëve.

Në fakt vendet e punës janë ulur, është rritur numri i shqiptarëve të mbetur papunë që largohen nga vendi dhe palaçot këtë e paraqesin si ‘sukses’, si ulje të numrit të të papunëve në vend…”

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in