Kryesore Ulsi Manja do të drejtojë Komisionin Hetimor që do shkarkojë Metën

Ulsi Manja do të drejtojë Komisionin Hetimor që do shkarkojë Metën

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot për të diskutuar seancën e së hënës ku do të diskutohet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Komisioni hetimor përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re.

Kryetar i këtij komisioni do të jetë kryetar i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, ndërsa anëtarët e tjerë pritet të mësohen më vonë.

Anëtarët e komisioni nuk do të jenë ata që firmosën kërkesën për shkarkimin e presidentit.

Mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Metës pas dekretit të këtij të fundit për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.