Extra “Unë nuk humbas. Unë ose fitoj, ose mësoj”, 14 thënie frymëzuese

“Unë nuk humbas. Unë ose fitoj, ose mësoj”, 14 thënie frymëzuese

Harroni pak problemet e ditës, merrni 5 minuta kohë nga jeta juaj sot dhe… lexoni këto thënie frymëzuese…

1- “Nëse ndihesh i pikëlluar, je duke jetuar në të kaluarën. Nëse ndihesh i shqetësuar, je duke jetuar në të ardhmen. Nëse ndihesh i qetë, je duke jetuar në të tashmen”. – Lao Tzu

2- “Kam zbuluar paradoksin që, nëse ti dashuron deri sa të të dhembë, nuk mund të ketë më dhimbje, por vetëm më shumë dashuri” – Nënë Tereza

3- “Si ka mundësi që nuk e kuptojmë asnjëherë kur fillon dashuria, por gjithmonë e dimë kur mbaron?” – George Carlin

4- “Tragjedia e jetës është se plakemi shpejt dhe bëhemi të urtë shumë vonë”. – Beniamin Franklin

5- “Në fillim të shpërfillin, pastaj të përqeshin, mandej të luftojnë, e në fund ti fiton”. – Gandi

6- “Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti, përshtati mjetet”. – Aristoteli

7- “Nuk ekzistojnë ndarje përfundimtare, derisa ka një kujtim”. – Isabel Allende

8- “Nga gjithçka e përjetshme, afatin më të shkurtër e ka dashuria”. – J. Vishnjevski

9- “Pyeti të diturit, rri me të urtët dhe shoqërohu me të varfërit”. – Ramiz Karaeski (nga seriali Ezel)

10- “Mos ejani rrotull duke thënë se bota ju ka borxh jetesën. Bota nuk ju ka borxh asgjë. Ajo ka qenë këtu para jush”. – Mark Twain

11- Mos u bëj një njeri suksesi, bëhu një njeri vlerash. – Albert Einstein

12- “Koha jote është e kufizuar, ndaj mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër”. – Steve Jobs

13- “Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye” – Volter

14- “Unë nuk humbas. Unë ose fitoj, ose mësoj”. – Nelson Mandela