Sport United apo Tottenhami? Allegri gati të “zbarkojë” në Angli

United apo Tottenhami? Allegri gati të “zbarkojë” në Angli

Massimiliano Allegri mund ta rinisë në Angli karrierën si trajner. Edhe pse gjatë ditëve të fundit drejtuesit e Manchester United kanë ritheksuar disa herë mbështetjen për norvegjezin Ole Gunnar Solskjaer, emri i italianit është më i kuotuari për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq.”

Sipas të përditshmes britanike “The Guardian”, favorit për të pasuar Solskajer, që në fund të sezonit të shkuar firmosi kontratë 3-vjeçare, është pikërisht Allegri, ish-trajner i Juventusit dhe Milanit.

Një tjetër lajm interesant ishte prania e trajnerit toskan në tribunë në ndeshjen mes Tottenhamit dhe Bayernit të Mynihut, sfidë që u fitua thellë 2-7 nga bavarezët. Allegri shihet edhe si pasues i mundshëm i Pochettinos, që me rezultat e arritura në këtë fillim sezoni duket se i ka ditët të numëruara në Londër.