Bota Universitet falas, parà të garantuara nga shteti

Universitet falas, parà të garantuara nga shteti

Universitet falas, parà të garantuara nga shteti! Kështu arrin Danimarka të diplomojë gjysmën e të rinjve të saj.

Shteti danez shpenzon çdo vit 3.3 miliardë euro për studentët, të cilët praktikisht paguhen që të ndjekin shkollën e lartë. Çdo muaj, një student danez fut në xhep gati 825 euro nëse jeton vetëm; e nëse jeton me prindërit merr shumë më pak.

Siç e ka shpjeguar edhe “Washington Post”, danezët mbi 18 vjeç kanë të drejtë të përfitojnë fonde shtetërore për një periudhë 6-vjeçare, nëse zgjedhin t’iu hyjnë studimeve të larta.

Shpresat janë që përmes një sistemi të tillë, çdo të riu t’i ofrohen mundësi të njëjta studimi, nëse ata dëshirojnë që të vazhdojnë universitetin.

Kjo nismë është një mënyrë për t’i nxitur të rinjte të përpiqen t’ia dalin mbanë vet, duke u larguar nga shtëpia në moshën 18 apo 19 vjeç.

Nisma, megjithatë, e ka pasur edhe një kritikë. Lirshmëria e sistemit ofron arsim falas edhe për ata që nuk ndiejnë ndonje nxitim të madh për t’u diplomuar, që etiketohen si “studentë të përjetshëm”.

Numri i këtyre të fundit, megjithatë ka ardhur në rënie, falë një amendamenti të vitit 2015, i cili praktikisht iu lejon universiteteve t’i shtrëngojë studentët të shkojnë drejt diplomimit.