Kryesore Urdhër arresti ndaj Dakos, Rama: Nuk ndihesh mirë kur bashkëpunëtorët e tu...

Urdhër arresti ndaj Dakos, Rama: Nuk ndihesh mirë kur bashkëpunëtorët e tu sot janë para prokurorit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrë indirekte për urdhër arrestin ndaj ish-kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Për herë të parë në historinë e popullit tonë, po goditen njerëz të lidhur me pushtetin, kjo s’është e lehtë, ka edhe gjëra që të bëjnë të ndihesh jo mirë, qoftë për arsye se nuk ke si ndihesh mirë kur shikon që dikë që deri the ka qenë në krah teje dhe tani në krah të avokatit krah prokurorit të Gjykatësit, me siguri ka ndodhur diçka, pore dh e kur shikon se si kërkohet forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë gjëra që nuk shkojnë, këto janë pjesë e një procesi dhe një historie  të re dhe rruga është e përpjetë, për herë të parë në historinë e popullit tonë po ndodh kjo dhe për këtë duhet të jemi krenar për PS dhe kontributin që ne japim”, tha Rama.