Kryesore Urdhri i Arta Markut për zgjedhjet e 30 qershorit: Të gjithë prokurorët...

Urdhri i Arta Markut për zgjedhjet e 30 qershorit: Të gjithë prokurorët në terren

Të gjithë prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore do të jenë në terren para dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Udhëzimi i firmosur nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, mban datën 21 qershor dhe vjen në zbatim të një memorandum të firmosur mes organit qendror të akuzës dhe komisionit qendror të zgjedhjeve.

Qëllimi i këtij udhëzimi është identifikimi i krimeve zgjedhore dhe pa ashtu edhe verifikimi i integritetit të kandidatëve.

Përmes këtij udhëzimi, Marku i lë detyrë drejtuesve të prokurorive që të nxjerrin në gatishmëri prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore nga ora 7 e mëngjesit deri në 10 të darkës.

Por edhe pas orës 22:00 ata do të komunikojë me sallën operative të policisë.