Kryesore Urdhri i Biden për Ballkanin, Yuri Kim paralajmëron: Do të sekuestrohen dhe...

Urdhri i Biden për Ballkanin, Yuri Kim paralajmëron: Do të sekuestrohen dhe pronat

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, thekson se urdhri ekzekutiv i presidentit Biden synon t’u kërkojë llogari atyre që shkelin të drejtat e njeriut. Për Amerikën, nënvizoi diplomatja amerikane, korrupsioni dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore janë prioritet.

“Siç e dini, presidenti Biden dhe sekretari Blinken, kanë deklaruar qartazi që korrupsioni, shkelja e të drejtave të njeriut, nuk janë kërcënim vetëm për Amerikën, por gjithë botën në tërësi. Ata kanë urdhëruar të gjitha agjencitë amerikane që të ruajnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nga dëmet që shkaktojnë këto krime. Duam të nënvizojmë rëndësinë e luftës kundër të drejtave të njeriut dhe trafikimit të qenieve njerëzore”, tha Kim.

Gjatë konferencës për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Kim paralajmëroi edhe një herë se personat e përfshirë në këtë kategori veprash kriminale, do t’u sekuestrohen pronat.

“Urdhri i fundit i presidentit Biden që përfshin të gjithë Ballkanin e kthen në prioritet kombëtar luftën kundër atyre që shkelin të drejtat e njeriut. Ata që janë të përfshirë në krime dhe trafikantët në Ballkanin Perëndimor janë kërcënim i sigurisë kombëtare. Nëse ke trafikuar një qenie njerëzore, nuk do të mund të hysh në SHBA. Nëse ke një vizë nuk do të të hyjë në punë. Nëse ke trafikuar një qenie njerëzore SHBA do të ndërmarrë veprime ndaj pronës suaj nëse ka lidhje me SHBA. Urdhri i presidentit Biden kërkon angazhim dhe veprim ndaj krimit”.