Aktualitet Urdhri i farmacistëve: Në punë farmacistë pa diplomë, abuzimi shumë i përhapur

Urdhri i farmacistëve: Në punë farmacistë pa diplomë, abuzimi shumë i përhapur

Nëse ju duhet të blini medikamente në orët e vona të pasdites apo në fundjavë, bëni kujdes! Në farmacitë ku drejtoheni, shpesh ata që  ofrojnë këtë shërbim nuk janë farmacistë. Urdhri  i farmacistit ngre me shqetësim këtë fenomen, pasi ka konstatuar disa raste  në Tiranë dhe nëpër rrethe.

Dëfrim Goma, sekretar i përgjithshëm i Urdhrit të Farmacistëve Shqiptar, tha se  ka  ndodhur që në orët e pasdites ose në fundjavë, në farmaci shërbejnë bashkëshorti ose studente.

Heqja e disa kritereve për të hapur farmaci në ligjin e shërbimit farmaceutik iu lë vend këtyre abuzimeve  që në fakt  rriskojnë seriozisht  shëndetin e pacientit

Sot farmaci hap kushdo. Mjafton të punësohet një drejtues teknik”, tha ai.

Urdhri i farmacisteve kërkon që këto shkelje të ligjit të konsiderohen shkelje penale dhe drejtuesi teknik, i cili ka përgjegjësi për këto shkelje, të  ndiqet penalisht. Nga ana tjetër, Urdhri u kërkon qytetarëve që  kur drejtohen në farmaci, duhet t’i kërkojnë farmacistit dokumentin që vërteton që ai është  farmacist  dhe mund ta ushtrojë këtë profesion.