Kryesore “Urgjente ndryshimi i situatës”, Berisha-demokratëve: S’fitohet vetëm me aktivitete

“Urgjente ndryshimi i situatës”, Berisha-demokratëve: S’fitohet vetëm me aktivitete

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh në mbledhjen e Këshilit Kombëtar se aktualisht partia që ai drejton ka nevojë urgjente për ndryshime.

Ai u shpreh se duhet të punohet për të afruar qytetarët tek PD dhe kjo arrihet duke punuar në çdo qelizë të partisë.

“Ky ka rekorde botërore cinizmi. Kullën 14 kate pa leje nuk e shikon, i duhet sateliti për ta parë. Nuk ka nevojë Edi Rama të na dhurojë asgjë tjetër më shumë të këqija se çfarë i ka bërë kësaj shoqërie. Thelbi i PD-së është si funksionojnë qelizat tona, ashtu do funksionojë edhe partia.

Është urgjente ndryshimi i situatës. Askush të mos mendojë se mund të fitohet me makro-aktivitete. Jo nuk fitohet, ato janë të domosdoshme por ka kumbim të aktiviteteve të reja në nivel seksioni, blloku, në çdo skaj, në këto kushte fitore nuk shohim. Tani ai ka kaluar në fazën e talljes, në mëngjes u thotë e hoqa fashon, në darkë thotë gjë tjetër. Çdo ditë që kalon jemi të vonuar në përballje me të”, u shpreh ai.