Shëndet Ushqimet që ju dëmtojnë dhëmbët

Ushqimet që ju dëmtojnë dhëmbët

Shpërndaje

Ka një sërë ushqimesh që njihen si armik i dhëmbëve, duke nisur nga sheqernat, pijet joalkoolike, pijet energjike për shkak se përmbajnë shumë sheqer, turshitë, frutat e thata etj.

Ja disa ushqime nga të cilat duhet të keni kujdes:

Sheqerkat, karamelet – Sheqerkat e forta mund të ngjiten në sipërfaqen e dhëmbit dhe u duhet shumë kohë që të shpërbëhen, kështu që janë shumë të dëmshme për dhëmbët.

Agrumet –Vitamina C në portokall është e shkëlqyer për ruajtjen e kolagjenit në mishrat e dhëmbëve, por nëse e teproni, agrumet mund të zbusin dhe të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve tuaj, i cili nuk mund të ripërtërihet. Kini parasysh, kur konsumoni agrume, pini një gotë me ujë dhe pas 20 minutash lani dhëmbët.

Turshitë – Ndonëse turshitë janë ushqimi i preferuar për shumë prej nesh, duhet të dimë se acidi i tyre mund të dëmtojë shtresën mbrojtëse të dhëmbëve tuaj. Gjithashtu, sallatat zakonisht përmbajnë sheqer, i cili kontribuon në dëmtimin e dhëmbëve.

Pijet e gazuara – Një shishe me lëng të gazuar ka 39 gramë sheqer – kjo është gati dhjetë lugë çaji! Por ky nuk është problemi i vetëm. Ka shumë acid, acidi i tepërt prish smaltin.

Frutat e thata – Frutat e thata shkaktojnë kanë të njëjtën përmbajtje sheqeri si dhe karamelet. Kjo do të thotë se sheqeri ka formulën e përsosur për dëmtimet e dhëmbëve.

Bajamet – Bajamet janë shumë të shëndetshme, por edhe shumë të rrezikshme për dhëmbët tuaj. Për shkak se janë tepër të forta, dhëmbët tuaj mund edhe të plasariten gjatë ngrënies së tyre.