Bota “Ushtarët e trajnuar nga Britania dhe SHBA tashmë luftojnë për talebanët”

“Ushtarët e trajnuar nga Britania dhe SHBA tashmë luftojnë për talebanët”

Një burim nga ushtria britanike bën me dije se shumë ushtarë afganë të trajnuar nga forcat amerikane dhe ato britanike tashmë kanë “dezertuar” dhe luftojnë përkrah talebanëve.

Oficerët e ushtrisë britanike kanë analizuar kohët e fundit disa imazhe të talebanëve që përdorin armatimet e lëna pas dhe kanë vënë re se disa luftëtarë përdorin teknika që i kanë mësuar nga trupat amerikane apo ato të NATO-s.

Burimi i tha “The Times” se ata identifikuan një luftëtar taleban duke përdorur një “gisht të drejtë” mbi këmbëzën e armës. Sipas tij, kjo tregon se ata ishin stërvitur nga forcat perëndimore pasi anëtarët veteranë të talebanëve mbanin kallashnikovin e tyre ”shpenguar”.

Ndërsa nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se ushtarët afganë të trajnuar nga Britania e Madhe dhe SHBA kanë ndërruar anën, burimi ushtarak tha se ka të ngjarë që ata të dezertojnë për të shpëtuar veten.