Extra Ushtarët francezë nuk i ndajnë sytë nga Melania (Foto)

Ushtarët francezë nuk i ndajnë sytë nga Melania (Foto)

Dy ushtarë francezë nuk mundën të mbanin shikimin larg zonjës së parë amerikane, Melania Trump. Kur ajo mbërriti për samitin e tre ditësh të G7 në Francë, dy ushtarë vëreheshin që ishin duke e shikuar me cep të syrit zonjën e parë, dikur një ndër modelet më të njohura në SHBA.

Zonja Trump dukej mahnitëse kur zbriti nga Air Force One, dhe mbante veshur një fustan Calvin Klein 650 dollarësh, kombinuar me këpucë luksoze të markës Louboutin.

Një foto kapi momentin kur dy ushtarë i ngulën sytë Zonjë se Parë, ndërsa ajo lëvizte drejt një tapeti të kuq.