Politika ‘Ushtri të përbashkët evropiane’, Rama përshëndet në frëngjisht thirrjen e Macron

‘Ushtri të përbashkët evropiane’, Rama përshëndet në frëngjisht thirrjen e Macron

Një fjalim të fuqishëm e ka quajtur Kryeministri Edi Rama propozimin që bëri Presidenti i Francës Emmanuel Macron, për krijimin e një ushtrie të përbashkët evropiane.

Në një postim në Twitter, Rama ka zgjedhur ta shkruajë në gjuhën frënge përshëndetje për Presidentin francez në lidhje me këtë iniciativë.

“Përshëndes fjalimin e fuqishëm të Emmanuel Macron. Një thirrje për të zgjuar Europën për të cilën të gjithë kemi nevojë. Edhe ne, vendet kandidate”, thotë Kryeministri.

Gjatë një fjalimi në universitetin Sorbonne në Paris, Macron bëri thirrje që Bashkimi Europian të ketë një kapacitet autonom për të vepruar, që nënkupton një forcë të përbashkët ushtarake.

Ai kërkoi gjithashtu që të krijohet një buxhet i përbashkët dhe një politikë mbrojtëse mes vendeve të BE-së, si dhe një akademi të trajnimit ushtarak evropian.