Bota “Ushtria në rrugë”, shefi i policisë-Trump: Qepe gojën kur nuk ke diçka...

“Ushtria në rrugë”, shefi i policisë-Trump: Qepe gojën kur nuk ke diçka konstruktive për të thënë

Shefi i policisë së Houston, Art Acevedo ka reaguar pas deklaratës së presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili tha se do të mobilizojë mijëra ushtarë për të rikthyer paqen nëse guvernatorët nuk e përdorin Gardën Kombëtare për t’i dhënë fund protestave të dhunshme, që kanë përfshirë disa qytete prej ditësh, pas vdekjes së afro- amerikanit George Folyd në duart e policisë.

Zyrtari i policisë, teksa po fliste për CNN, u përgjigj i prerë ndaj deklaratës së presidentit të SHBA se nëse nuk ka diçka konstruktive për të thënë, më mirë le të mbajë gojën mbyllur.

“Më lejoni t’ia them këtë Presidentit të Shteteve të Bashkuara, në emër të shefave të policisë së këtij vendi. Ju lutemi, nëse nuk keni diçka konstruktive për të thënë, mbyllni gojën! Sepse ky është qëndrimi bazik i lideshipit. Ne kemi nevojë për lidership tani më shumë së kurrë. Këto nuk janë ngjarje që ndodhin në Hollywood, kjo është jeta reale. Unë i bëj thirrje popullit të bashkohet me policinë, të qëndrojmë së bashku”, tha në një lidhje për CNN shefi i policisë së Houston.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë akoma një vend ku ka shumë justifikime, ku tolerohet mediokriteti dhe abuzimi policor.

“Nuk ka asnjë justifikim që një oficer policie të vendosë gjurin e tij dhe të mbajë qafën e një njeriu që bën thirrje për mëshirë dhe telefonon nënën e tij. Nuk ka asnjë justifikim për këtë … Ne jemi me familjen Floyd. Do të qëndrojmë me ta dhe do të marshojmë derisa të marrim drejtësi”, tha Acaveda.

Vdekja e George Floyd gjatë arrestimit të tij provokoi protesta në të gjithë Amerikën, dhe Trump i bëri thirrje ushtrisë dhe policisë të përdorin metoda shtypëse kundër protestuesve, të cilët ai i quajti banditë.