Bota Ushtria ruse rikrijon paradën legjendare të Luftës së Dytë Botërore (FOTO)

Ushtria ruse rikrijon paradën legjendare të Luftës së Dytë Botërore (FOTO)

Nuk është viti 1941, por 2019. Trupat ruse të veshura me uniforma të epokës së Luftës së Dytë Botërore marshuan në Sheshin e Kuq të Moskës, duke rikrijuar kështu paradën legjendare të kohës së luftës.

Në paradën e 7 nëntorit të 1941, forcat e Ushtrisë së Kuqe u vendosën në frontin kryesor në Betejën e Moskës duke u shndërruar në simbol të rezistencës Sovjetike kundrejt ushtrisë Naziste.

Ndërsa fati i Moskës ishte në lojë, lideri i asaj kohe Josef Stalin urdhëroi këtë paradë për të rritur moralin e mbrojtësve të qytetit rus.

Komanda Sovjetike, e cila u fuqizua nga ardhja e trupave shtesë nga lindja e vendit, nisi një ofensivë që zmbrapsi nazistët duke sjellë fitoren e parë të madhe që prej nisjes së Luftës së Dytë Botërore. Për të përjetuar sërish këtë ngjarje historike, rreth 4 mijë ushtarë, dhjetëra tanke të vjetra dhe automjete të epokës së Luftës së Dytë Botërore parakaluan sërish në Sheshin e Kuq.