Shëndet Vaji i ullirit, Julia Roberts e përdor për duart, Sofia Loren për...

Vaji i ullirit, Julia Roberts e përdor për duart, Sofia Loren për flokët

Shumë njerëz e përdorin vajin e ullirit nëpër gatime të ndryshme dhe sallata, por disa të tjerë e përdorin atë si një produkt kozmetik – Julia Roberts e cila përdor vajin e ullirit për lëkurën e duarve, ndërsa Sofia Loren thotë se vaji i ullirit është ilaçi më i mirë për bukurinë e flokëve, pasi i ushqen dhe i shkëlqen ato.

Në pothuajse të gjitha recetat bimore (të përgatitura në kushtet e shtëpisë) si maskat e fytyrës dhe të flokëve nuk mungon vaji i ullirit. Ky produkt është i shkëlqyer si për përdorim të jashtëm, ashtu edhe të brendshëm. Ai është i pasur me vitaminat A, E, B, D, K, dhe të gjithë e dinë se ky vaj është tepër i dobishëm për lëkurën e të gjithë trupit, pasi përmban sasi të mire të vitaminës E.

Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Bima dhe lëkura e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut, etj.

Homeri vajin e ullirit e quante “ar i lëngshëm”. Hipokrati vajin e ullirit e rekomandonte për shërimin e më shumë se 60 sëmundjeve. Fituesve në lojërat olimpike në kokë u vendoseshin kurora prej degëve të ullirit dhe u dhuroheshin amfora të mbushura me vaj ulliri, që atëherë ishte shumë i shtrenjtë.

Vaji i Ullirit është përbërës kryesor në dietën mesdhetare. Ai është lëng natyral që ruan shijen, aromën, vitaminat dhe përbërësit e ullirit. Studimet tregojnë se vaji ullirit ofron mbrojtje kundër sëmundjes së zemrës duke kontrolluar nivelet e kolesterinës LDL (“keqe”) gjersa shtojnë nivelet e kolesterinës HDL (“të mirë”). Nuk ka vaj tjetër natyral i prodhuar që ka sasi më të madhe të yndyrave gjysmë të ngopura si vaji ullirit.

Funksionet mbrojtëse të vajit të ullirit kanë efekte të dobishme kundër ulcerës dhe gastritit.

Vaji i Ullirit dhe sëmundja e zemrës

Vaji Ullirit EXTRA VIRGIN që del nga shtypja e parë e ullinjve përmban nivele më të larta antioksiduese, veçanërisht të vitaminës E dhe fenolëve, për shkak se është procesuar më pak.

Vaji ullirit është një ndër vajrat e mira, vaj me yndyrë shëruese. Shumica e njerëzve nuk kanë probleme me të për shkak se nuk çrregullon proporcionin kritik të omega 6 ndaj omega 3-shit dhe se shumica e acideve yndyrore në vaj të ullirit janë në fakt vaj omega 9, që është gjysmë i ngopur.

Vaji i ullirit dhe kanceri i zorrës së trashë

Hulumtuesit spanjollë sugjerojnë se nëse e fusni vajin e ullirit në dietën tuaj (në ushqimet tuaja) ofrohen edhe dobitë e parandalimit të kancerit në zorrë. Studimet e tyre tregojnë se minjtë e ushqyer me vaj ulliri ishin më pak në rrezik ndaj kancerit të zorrës se sa ata që janë ushqyer me vaj tjetër. Në fakt minjtë që janë ushqyer me vaj ulliri kishin përqindje të ulët të kancerit në zorre gati të njëjtë me ata që janë ushqyer me vaj peshku. Dhe disa studime tjera veç më e kanë lidhur vajin e ullirit me zvogëlimin e rrezikut ndaj kancerit në zorrë.

Llojet e vajit të ullirit

Në përgjithësi vaji ullirit nxirret nga shtypja e ullinjve (kjo dihet). Por, vaji i ullirit është në lloje të ndryshme, varësisht nga sasia e shtypjes që është përfshirë.

Extra Virgin – që konsiderohet më i miri dhe përmban vajin nga shtypja e parë e ullinjve.

Virgin – nga shtypja e dytë.

Pure – ndërhyn në procese filtrimi dhe rafinimi.

Extra light – ndërhyn në procese të shumta dhe mbanë vetëm pakë shije të ullirit.

Kur blen vaj të ullirit ju sigurisht dëshironi të bleni vaj të cilësisë së lartë EXTRA VIRGIN. Vaj i cili vjen nga shtrydhja e parë e ullinjve, nxirret pa përdorur kimikate dhe ka shije natyrale të ullirit. Sa më pak që procesohet ulliri aq më afër shijes natyrale dhe aq më i mirë e më i shëndetshëm është ai.