Extra Vajza bukuroshe e deputetit Niko Peleshi dëshiron të bëhet ushtarake

Vajza bukuroshe e deputetit Niko Peleshi dëshiron të bëhet ushtarake

Aleksia Peleshi është 18 vjeçe. Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur u shfaq në kopertinën e një reviste italiane. Tiparet e bukura dhe veshja popullore bënë bujë në të gjitha mediat. Ajo është marrë me modeling, ndërsa tani duket se i është përkushtuar letërsisë, pasi së fundmi ka shkruar librin “Epiphany”, një libër me poezi që kanë në qendër tema të ndryshme të ndërlidhura.

Aleksia merret gjithashtu me judo, ndërsa për dy vite ka qenë e aktivizuar në kickbox.

E ftuar këtë të shtunë tek “Rudina”, vajza e deputetit Niko Peleshi zbuloi edhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura, apo e Forcave Speciale.

“Jam maturante dhe duhet ta vendos. Besoj se do të vazhdoj për biznes global, por po mendoj që para se të nis universitetin, pra pas gjimnazit, të bëj 1 ose 2 vjet pushim sepse dua të bëj një trajnim që të futem te Forcat e Armatosura, ose Forcat Speciale. Që e vogël kam pasur shumë shpirt luftarak, edhe dua më shumë ta bëj sepse dua ta ndjej që po bëj diçka për të tjerët, për popullin, për vendin, jo vetëm për veten time dhe kjo do të më ndihmojë të ndihem më e arritur dhe më e plotësuar”.

E pyetur përse këtë fushë, Aleksia thotë se “në këtë mënyrë e provoj më shumë në kurrizin tim. Se OK mund të marr iniciativa sociale, por duke qenë pjesë e ushtrisë i provon vështirësitë vetë dhe kjo është ajo që kërkoj.