Extra Vajza kërcente në lokal, veprimi i të dashurit xheloz shokon të pranishmit...

Vajza kërcente në lokal, veprimi i të dashurit xheloz shokon të pranishmit (Video)

Ky është momenti kur një i dashur xheloz hyn me shpejtësi në skenën e lokalit dhe godet me shkelm në kokë të dashurën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Pojuca të Brazilit. Vajza po performonte kërcimin twerking, ndërsa i dashuri i saj duket se nuk e ka pëlqyer këtë lloj kërcimi. Ai vrapoi drejt saj dhe e goditi në fytyrë. Veprimi i të riut ka shokuar të pranishmit në lokal.

Më pas ndërhynë rojet e sigurisë së lokalit, duke ndaluar të riun. Reagimi i dhunshëm i të dashurit xheloz ka nxitur një sërë reagimesh negative ndaj tij në internet. Është e paqartë nëse policia braziliane nisi hetim ndaj të riut.