Extra Vajza kujdes! Nëse bëni këto 3 gabime nuk do martoheni me atë...

Vajza kujdes! Nëse bëni këto 3 gabime nuk do martoheni me atë që keni në krah

Dashuria është një ndjenjë e bukur mes dy personave. Ne të gjithë në momentin që ndihemi të sigurt për personin që kemi në krah, vendosim të martohemi. Por jo çdo gjë është kaq e lehtë. Ka disa sjellje të femrave të cilat mund të largojnë partnerin tuaj nga ju, edhe pse lidhja juaj është bërë serioze. Më poshtë mund të lexoni se cilat janë këto gjëra që e largojnë partnerin tuaj nga ju. Kështu që vajza KUJDES!

Provoni ta ndryshoni atë

Nuk ka asgjë më të keqe për një mashkull se të jetë në lidhje me një femër që ai e pëlqen shumë por që ajo provon menjëherë që ta shndërrojë atë në “projektin e saj”. Qoftë nëse e kritikoni se si vishet, si ha apo e përqeshni për dukjen në përgjithësi, femrat kanë tendencë ta bëjnë këtë pasi ato janë krijuar për t’u kujdesur për partnerin. Por, meshkujt pëlqejnë të çmohen dhe vlerësohen për atë çfarë janë, jo për atë çfarë ju dëshironi ata të jenë.

Nuk e vlerësoni atë çfarë ai bën për ju

Disa femra nuk janë mirënjohëse për sakrificat që meshkujt i bëjnë për to. Ka shumë femra që qëndrojnë në lidhje me një mashkull vetëm për shkak të dhuratave që ai bën. Nuk është ai i vetmi që duhet ta vlerësojë atë çfarë ai bën për ju. Nëse jeni duke e trajtuar dikë në këtë mënyrë, dijeni se do ta humbisni shumë shpejt.

Nuk keni besim

Nëse një mashkull e konsideron të ardhmen bashkë me ju, ai ka nevojë që të besojë se ju e respektoni atë dhe e mbështetni. Thellë në shpirt, meshkujt janë si djem të vegjël me dëshirën për t’u rritur dhe për t’u bërë hero, dhe një burrë i mirë, i cili mund ta mbështesë të dashurën apo gruan e tij. Ai madje mund ta rrezikojë jetën për t’ju mbrojtur juve. Për t’ia kthyer ju atij, duhet të ndërtoni një besim të përbashkët, kështu që marrëdhënia juaj nuk do të ketë kurrë probleme