Extra Vajzat e televizionit që gjetën dashurinë pas divorcit (Foto)

Vajzat e televizionit që gjetën dashurinë pas divorcit (Foto)

Është përfolur shpesh kohëve të fundit për disa personazhe që kanë rigjetur dashurinë. Moderatoret e njëkohësisht këngëtaret e modelet, pas ndarjes nga partneri që kishin një lidhje të gjatë, e kanë rigjetur dashurinë. Madje pas fotove të paparacëve, ato janë ‘dorëzuar’, dhe kanë demonstruar publikisht se janë marrosur pas partnerit. Pas divorceve të bujshme, ato tashmë i kanë hedhur pas krahëve të gjitha thashethemet, dhe lajmet që qarkullonin në mediat rozë.

Arbana Osmani

Moderatorja mjaft e dashur për publikun shqiptar, i ka dhënë fund historisë 16-vjeçare të dashurisë me ish-bashkëshortin, me të cilin ajo ka edhe një djalë, Jon.

Djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën, e që përflitet ngado është regjisori i emisionit të saj Eduart Grishaj. Ata të dy janë çifti i momentit, dhe duken shumë të lumtur bashkë.

Romanca e re e Arbanës dukshëm është një nga më të komentuarat, por përtej lajmeve dhe vëmendjes mediatike, ata po e shijojnë maksimalisht këtë lidhje mes tyre.

Bora Zemani

Bora Zemani, njëkohësisht si kolegia e saj Arbana Osmani, ia doli që ta mbante lidhjen e saj të fshehtë për një kohë të gjatë. Askush nuk dyshonte tek ajo, e ndërsa në intervista tregonte se do i dedikohej me kohë të plotë djalit të saj të vogël.

Emisioni që Bora Zemani ka nisur në “Vizion Plus”, bashkë me dy vëllezërit e famshëm Romeo e Donald Veshaj, i bën ata gjithnjë e më të dashur për publikun. Tashmë, nuk është më një sekret. Bora Zemani është divorcuar nga Dj i njohur Vin Veli, me të cilin ka edhe një djalë dhe po jeton një romancë të re dashurie me Donald Veshajn.

Ata vetë zyrtarisht nuk janë shprehur për lidhjen e tyre të re, por për momentin është një nga dashuritë më të komentuara edhe në publik.

Aurela Hoxha

Modelja Aurela Hoxha, është treguar shpesh diskrete në raport me çështjen e ndjenjave. Në media ajo ka qenë gjithmonë e rezervuar që të fliste për ndarjen nga ish-bashkëshorti Adi, me të cilin ajo ishte lidhur shumë e vogël.

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur, ndonëse prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Spanjë, sërish është një nga protagonistet e shtypit rozë në vend.

Modelja seksi, prej disa kohësh po jeton një super romancë dashurie me njeriun që i ka “vjedhur” zemrën, e për të cilin thotë se është shumë e lumtur që është pjesë e jetës së saj.

Jonida Maliqi

Tri vite pas divorcit me ish-partnerin prej 17 vitesh, Gent Prizreni, divorc që u bë publik vetëm dy vite më parë, Jonida Maliqi po përflitet se është në një romancë me aktorin e humorit të “Al Pazar”, Romeo Veshaj. Thashethemet e para nisën në gusht të një viti më parë, kur Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi shiheshin të postonin foto në ambiente të njëjta. (Tirana Today)