Aktualitet Vajzës i humb portofoli, pasagjeri rreh keq shoferin e autobusit (video)

Vajzës i humb portofoli, pasagjeri rreh keq shoferin e autobusit (video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në linjën e autobusit Kombinat-Kinostudio, ku vjedhja e portofolit të një pasagjereje ka bërë që të shpërthejë dhuna.

Abcnews.al mëson se gjatë udhëtimit, një vajzë ka konstatuar se i kishin vjedhur portofolin duke njoftuar fillimisht për këtë fatorinon dhe shoferin.

Ky i fundit ka mbyllur dyert e autobusit duke pritur policinë, por kjo i ka irrituar udhëtarët e tjerë, të cilët kanë kërkuar hapjen e dyerve.

Debati ka zgjatur disa minuta dhe më pas një nga pasagjerët ka sulmuar shoferin e autobusit me grushte dhe sh1elma.

Në videon e ardhur në redaksinë e ABC News duket momenti kur njëri prej pasagjerëve godet me grushte shoferin, kurse të tjerë përpiqen ta ndalojnë.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes disa minuta më pas duke shoqëruar vajzën që i humbi portofoli dhe personin që sulmoi shoferin.