Politika Vakancat në Kushtetuese, presidenti: 13 kandidatë në garë, lista në KED

Vakancat në Kushtetuese, presidenti: 13 kandidatë në garë, lista në KED

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar emrat e kandidatëve që kanë shfaqur interesin e tyre për të plotësuar vakancat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Mes kandidatëve spikasin emrat e Alban Bratit, Arta Vorpsit, Avni Shehut, Elsa Toskës, Fiona Papajorgjit, Ilir Mustafaj, Irena Reso, Kestrin Katro, Klodian Rado, Kostandin Kazanxhi, Marsida Xhaferllari, Mimoza Qinami dhe Valbona Bala Pajos.

Vakanca për gjyqtarë krijohet më 25 maj të këtij viti, ndërsa lista me emrat e aplikantëve të mësipërm do t’i përcillet menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikimin dhe vlerësimin sipas ligjit.