Politika Vakancat në Kushtetuese, të hënën Kuvendi hedh në votë kandidaturat

Vakancat në Kushtetuese, të hënën Kuvendi hedh në votë kandidaturat

Kuvendi do të hedhë hedh në votë kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese. Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji duhet të marrin respektivisht 84 vota, në të kundërt gara për dy vendet që plotëson Kuvendi në Kushtetuese, hapet nga e para, duke e shtyrë edhe disa muaj funksionimin e gjykatës kryesore në vend.

Legjislativi e quan Arta Vorpsin të renditurën e parë në listat e KED, automatikisht të emëruar nga Presidenti për aq kohë sa ky i fundit nuk përzgjodhi me dekret deri të enjten, kur i skadonte afati.

Pra, gjasat janë që Vorpsi të mos përfshihet fare në votim nga Kuvendi, i cili në mbështetje ka dhe publikimin në Fletoren Zyrtare të vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku Vorpsi figuron e para në listë.

Sipas Kushtetutës, kur as Presidenti dhe as Kuvendi nuk përzgjedhin nga listat që i vë në dispozicion KED brenda 30 ditëve, automatikisht i pari i listës quhet i miratuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Në mes të kësaj përplasjeje institucionale, Presidenti publikoi dhe një herë letrën ku njoftonte Kuvendin dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi se e pezullonte përzgjedhjen derisa Parlamenti të zgjedhë anëtarin e tij.