Bota Vaksina anti-Covid, shtohet skepticizmi te qytetarët

Vaksina anti-Covid, shtohet skepticizmi te qytetarët

Çdo ditë e më shumë vendosemi përballë faktit se vaksina tanimë ekziston dhe pas certifikimit ajo do të fillojë shpërndarjen prej vendeve prodhuese kundrejt shtresave më të prekura nga pandemia.

Por, në vijën e dytë qëndrojnë qytetarët e thjeshtë që do duhet ta marrin atë për t’u mbrojtur nga një virus për të cilin dihet pak dhe është i pabesë në mënyrën si reagon në organizmin e gjithkujt.

Në këtë situatë, një prej popujve që ka vuajtur këtë vit prej tij, francezët, u vunë përpara një ankete nëse do ta merrnin apo jo vaksinën dhe shumica e të pyeturve u përgjigj, jo.

59 për qind e pjesëmarrësve në sondazh u shprehën kundër, për faktin se nuk i besojnë një vaksine që nuk është prodhuar në vendin e tyre.

Në këtë valë, të tjerë qytetarë të shteteve të ndryshme shprehen njësoj. Kryeministri italian, Giuseppe Conte, i pyetur nga gazetarët, tha se vaksina nuk është e detyrueshme për askënd. “Unë personalisht do ta bëj”, tha ai.