Bota Vaksina e Oksfordit, Johnson i kënaqur: Bravo shkencëtarëve tanë

Vaksina e Oksfordit, Johnson i kënaqur: Bravo shkencëtarëve tanë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të vaksinës së Universitetit të Oksfordit.

Në një postim në mediat sociale, Johnson shprehet i kënaqur dhe thotë se rezultat janë shumë emocionuese.

Kryeministri po ashtu deklaron se ka ende kontrolle të mëtejshme të sigurisë dhe përgëzon të gjithë shkencëtaret dhe vullnetarët që morën pjesë në studim.

“Lajme tepër emocionuese, vaksina e Oksfordit ka rezultuar shume e efektshme në prova. Ende ka kontrolle të mëtejshme të sigurisë, por këto janë rezultate fantastike.

Bravo për shkencëtarët tanë të shkëlqyeshëm në Universitetit të Oxford dhe Astra Zeneca, dhe të gjithë atyre që dolën vullnetarë në këto sprova”, shkroi Johnson.

Më herët Universiteti i Oksfordit deklaroi se kanë gati një vaksinë që të mbron 70% nga COVID-19.