Aktualitet Vaksina e tuberkulozit nxit një lloj imuniteti? Bino: Është një hipotezë dhe...

Vaksina e tuberkulozit nxit një lloj imuniteti? Bino: Është një hipotezë dhe po bëhen studime

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino thotë se pretendohet që vaksina e tuberkulozit nxit një lloj imuniteti, por kjo është ende e pazbuluar.

Lidhur me këtë temë janë duke u bërë studime, por deri në daljen e rezultateve i ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për të mos lejuar përhapjen e virusit COVID-19.

“Kjo është një hipotezë dhe ka disa studime që po kryen. Është një hipotezë e ngritur shumë vite më parë ku është pretenduar që vaksina e tuberkulozit nxit një lloj imuniteti, kryesisht e lidhur me atë që quhet makrofakë, që mendohet se mund të kenë  një lloj imunitetit të trajnuar. Ne duhet të presim studimet dhe të vazhdojmë të zbatojmë këto masa që kemi aktualisht”, përfundon Bino.