Bota Vaksina kundër Covid, Bill Gates: Nuk duhet të jetë vetëm në dispozicion...

Vaksina kundër Covid, Bill Gates: Nuk duhet të jetë vetëm në dispozicion të atyre që ofrojnë para

Miliardieri Bill Gates bëri thirrje që ilaçet për COVID-19 dhe vaksina potenciale të jenë në dispozicion për vendet dhe njerëzit të cilëve iu nevojitet, e jo vetëm për ata që “ofrojnë më shumë para”.

Sipas tij, liderët duhet t’i marrin këto vendime për shpërndarje mbi bazë të barazisë, e jo vetëm të faktorëve që i përcakton tregu.

“Në rast se do të lejojmë që ilaçet dhe vaksinat të blihen nga ata që kanë para, në vend që të shpërndahen në njerëz dhe vende ku është më e nevojshme, do të kemi një pandemi  që do të zgjasë, do të jetë e padrejtë dhe më vdekjeprurëse. Kemi nevojë për udhëheqës të drejtë që të marrin vendime të vështira për shpërndarjen e vaksinës bazuar në kapitalin e tyre”, tha Gates.