Bota Vaksinimi antiCovid nis brenda 10 ditësh në Britaninë e Madhe

Vaksinimi antiCovid nis brenda 10 ditësh në Britaninë e Madhe

Mediat britanike raportojnë se spitalet në Mbretërinë e Bashkuara janë duke u përgatitur për të nisur programin e vaksinimit kundër koronavirusit.

Sipas burimeve për The Guardian vaksinat e para pritet të mbërrijnë brenda 10 ditësh dhe të parët që do të vaksinohen do të jenë punonjësit e sistemit shëndetësore që vijojnë të jenë në frontin e luftës kundër virusit vdekjeprurës.

Dërgesa e parë me vaksina të prodhuara nga kompania Pfizer dhe BioNtech pritet të mbërrijë në Britani më 7 dhjetor, pasi ajo të marrë aprovimin nga autoritetet përkatëse për sigurinë dhe efikasitetin e saj.

Menjëherë vaksina do të shpërndahet në spitalet e Britanisë ku do të aplikohet tek stafi dhe të moshuarit, që konsiderohen si kategoria më e rrezikuar nga koronavirusi.