Bota Vaksinimi i detyrueshëm tek punonjësit shëndetësorë në Francë

Vaksinimi i detyrueshëm tek punonjësit shëndetësorë në Francë

Ekzekutivi nuk tërhiqet nga vendimi pavarësisht protestave të shumta

Në Francë, hyn në fuqi vaksinimi me detyrim kundër COVID-19 për punonjësit e kujdesit shëndetësor, një vendim i cili prek 2,7 milionë persona.

Presidenti Emmanuel Macron dha ​​ultimatumin dy muaj më parë, por dhjetëra mijëra pjesëtarë të kujdesit shëndetësor mbeten të pavaksinuar.

Sindikatat në Francë kanë paralajmëruar për një “katastrofë shëndetësore” nëse qeveria pezullon një numër të madh të punonjësve shëndetësorë të cilët nuk kanë marrë dozat anti-Covid.

Pavarësisht protestave të shumta kundër këtij detyrimi, ekzekutivi mbetet i vendosur.

“Ne nuk do të tërhiqemi“, paralajmëroi Kryeministri Jean Castex muajin e kaluar.

Edhe azilet do të marrin një dozë të tretë, kjo kategori ishte një nga të parat që u vaksinua në Janar. Punonjësit shëndetësorë  duhet të vaksinohen përndryshe ata do të pushohen nga puna. Franca nuk është vendi i vetëm që ndërmerr hapa të tillë. Në Evropë, Italia e bëri vaksinën të detyrueshme për punonjësit e sistemit shëndetësor në fund të Majit dhe planifikon të zgjerojë fushatën e vaksinimit tek të moshuarit nisur nga muaji Tetor, ndërsa Greqia tashmë i ka prezantuar planet e saj.