Kryesore Vaksinimi i të moshuarve personalitete, Fuga-Nano: Fyese! Një i marrë që merr...

Vaksinimi i të moshuarve personalitete, Fuga-Nano: Fyese! Një i marrë që merr rolin e Zotit

Vaksinimi i personaliteteve të moshuar ka ngjallur mjaft polemika pasi është nismë absurde dhe fyese, dhe diçka që ndodh vetëm në Shqipëri.

Së fundmi ka reaguar edhe akademiku Artan Fuga, që e ka konsideruar si krim vendimin e njoftuar nga kryeministri Edi Rama që fillimisht do të vaksinohen të moshuarit personalitete. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fuga shprehet ndër të tjera se marrja e përgjegjësisë për vdekjen e kujtdo tjetër, do te ishte eugjenizëm i tipit hitlerian.

Sipas akademikut, jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e novelistit.

“Vaksinimi me prioritet i te ashtuquajturve personalitete do të ishte një krim, një gjenocid, një marrje përgjegjësie për vdekjen e kujtdo tjetër, do te ishte një eugjenizem i tipit hitlerian, jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur.

Kriteri i moshës, ose ndonjë tjetër është tjetër gjë, por jo për merita pune, lufte, apo për budallallëqe të kësaj natyre. Pa le na thonë se ata personalitetet do të na bindin neve të bëjmë vaksinën! A thua se problemi aty është se nuk bindet njeriu të bëjë vaksina. Ku janë vaksinat për popullsinë? Problemi është këtu. Asnjë popull në Evropë nuk po i reziston vaksinës kur ajo i vjen rregullisht dhe e kontrolluar.  Nuk janë personalitetet që bindin!

Kush përcakton se kush do të vdesë ose kush do të jetojë me kritere meritash shoqërore është një i marrë që merr rolin e Zotit, është një i rrezikshëm që duhet lidhur. E kap edhe kodi penal veç të tjerash. Thirrini mendjes o personalitete“, shkruan Fuga.

Nano: Vendim absurd dhe fyes, Rama duhet ta anulojë

Ndërsa analisti Mustafa Nanos ka cilësuar vendimin e Ramës për të vaksinuar personalitetet, si absurd dhe fyes.

Në një intervistë për MCN Tv Nano deklaroi se logjika lidhur me këtë vendim nuk qëndron as një qiell as në tokë dhe se kryeministri duhet ta anulojë.

“Është një vendim absurd, fyes dhe logjika e tij nuk qëndron as një qiell a në tokë. Ideja që të preferohen personalitete nuk gjej fjalë për ta kualifikuar. Mendoj se ka kohë ta anuloj këtë vendim. Më vijnë në mendje përcaktorë që nuk dua t’i them. Nuk ka kuptim që personalitete të supozuar të vaksinohen të parët“, tha Nano.