Bota Vaksinimi një histori suksesi, Britania shënon ulje të viktimave dhe të infektuarve

Vaksinimi një histori suksesi, Britania shënon ulje të viktimave dhe të infektuarve

Procesi i vaksinimit vijon të tregojë nga dita në ditë se lufta me pandeminë në Britaninë e Madhe tashmë ka marrë një tjetër drejtim.

Të dhënat ditore nga Ministria e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe tregojnë se nga dita në ditë vijon ulja e viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.

Me mbi 32 milionë vaksinime të kryera, gjatë 24 orëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar u numëruan 51 viktima dhe 4479 të infektuar.

Autoritetet kanë lehtësuar disa nga masat antiCovid, por bëjnë ende thirrje për kujdes dhe iu kërkojnë qytetarëve të mos i neglizhojnë për asnjë moment rregullat themelore.